Dënimi më makabër nëse nuk mban maskë

0

Konsiderohet si një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Azinë Juglindore dhe për këtë arsye autoritetet në Indonezi janë duke gjetur disa mënyra alternative për të inkurajuar dhe detyruar njerëzit që të përdorin maskën.

Një nga to është dhe ndëshkimi i shkelësve të rregullit kryesor antiCovid duke i futur ata në një arkivol të hapur. Kjo masë u prezantua për herë të parë në kryeqytetin indonezian të mërkurën, por pas reagimeve të grupeve për të drejtat e njeriut, u ndërpre menjëherë.

Ky dënim në fakt ishte alternativ pasi personat që nuk mbajnë maskë mund të dënohen dhe me një gjobë 17 dollarë ose punë në komunitet.

Artikulli i mëparshëmRevista prestigjioze mjekësore: Vaksina ruse krijon antitrupa
Artikulli i radhësFacebook vendos kufizime për dërgimin e mesazheve në Messenger