Facebook vendos kufizime për dërgimin e mesazheve në Messenger

0

Rrjeti më i madh social, Facebook ka ndërmarrë një tjetër veprim në përpjekje për të parandaluar keqinformimin dhe informacionet e rreme me përmbajtje të dëmshme.

Facebook ka vendosur disa “limite” për Messenger dhe tashmë përdoruesit e tij do të jenë në gjendje të dërgojnë mesazhe vetëm në pesë persona ose grupe në të njëjtën kohë.

Masa e marrë vjen në kuadër të shqetësimit të vazhdueshëm në lidhje me përhapjen e informacioneve jo të vërteta për virusin.

Drejtori për menaxhimin dhe sigurinë e Messenger, Jay Sullivan u shpreh: Ne po vendosim një limit të mesazheve në Messenger, për të ndihmuar në frenimin e përpjekjeve të atyre që kërkojnë të shkaktojnë kaos, pasiguri ose të shpërndajnë  informacione jo të sakta.

Kjo veçori e re është përpjekja e fundit e Facebook për t’u ofruar përdoruesve të Messenger një përvojë më të sigurt dhe më private të dërgimit të mesazheve.

Facebook tha se vendimi është i rëndësishëm në kushtet kur pandemia globale vazhdon dhe kur priten të zhvillohen zgjedhjet në SHBA, Zelandën e Re dhe vende të tjera.

Shefi ekzekutiv, Mark Zuckerberg gjithashtu ka zbuluar hapat për të mbrojtur zgjedhjet, duke përfshirë kufizimet në reklamat e reja politike në javën para zgjedhjeve në SHBA dhe heqjen e postimeve, që pretendojnë se njerëzit do të marrin Covid-19 nëse marrin pjesë në votime.

Artikulli i mëparshëmDënimi më makabër nëse nuk mban maskë
Artikulli i radhësFOTOT: Arsyet pse ky lumë mund të jetë çelësi i rrugës për në mars