“Familja ime nisi të qajë”, Leo Mesi vendos përfundimisht për të ardhmen e tij

0
mesi

Leo Mesi do të vazhdojë të jetë lojtar i Barcelonës, të paktën edhe për një sezon. Këtë e ka konfirmuar vetë lojtari në një intervistë të dhënë për “Goal”.

Këta të fundit raportojnë se ylli argjentinas ka dhënë një intervistë ekskluzive për ta dhe ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm. Në këtë mënyrë marrin fund të gjitha dilemat që e shikonin sulmuesin larg katalanasve, teksa në gjurmët e tij ishin vendosur disa ekipe.

Mesi

“Kur i komunikova dëshirën time për t’u larguar gruas dhe fëmijëve të mi, ishte një dramë e madhe. E gjithë familja filloi të qante, fëmijët e mi nuk donin të largoheshin nga Barcelona, ​​as nuk donin të ndryshonin shkollën. Por unë pashë më larg dhe dua të garoj në nivelin më të lartë, të fitoj tituj, të garoj në Ligën e Kampioneve.

Ju mund të fitoni ose të humbni në të, sepse është shumë e vështirë, por duhet të garoni. Të paktën të garojmë për ta fituar trofeun dhe le të mos dorëzohemi siç bëmë në Romë, Liverpul dhe Lisbonë. E gjithë kjo më shtyu të mendoja për atë vendim. Mendova dhe isha i sigurt që isha i lirë të largohesha, presidenti gjithmonë thoshte se në fund të sezonit mund të vendosja nëse do të qëndroja apo jo.

mesi barca

Tani ato i mbështeten faktit se unë nuk kam lajmëruar para 10 qershor, kur ne më 10 qershor ishim në mes të koronavoirusit dhe sezonit. Kjo është arsyeja që do vazhdoj të jem në klub. Tani do vazhdoj të jem në klub pasi presidenti më tha se e vetmja mënyrë që të largohesha ishte të paguhej klauzola prej 700 milionë eurosh dhe kjo është e pamundur.

Kishte edhe një mënyrë tjetër dhe ajo ishte të shkonim në gjykatë. Unë kurrë nuk do shkoja në gjykatë kundër Barcelonës sepse është klubi që unë dua dhe që më dha gjithçka që kur kam arritur këtu.

Barça më dha gjithçka dhe unë i dhashë gjithçka. Mua kurrë nuk më shkon në mendje që të shkoj në gjykatë kundër Barcelonës. Mateo është ende i vogël dhe nuk e kupton çfarë do të thotë të shkosh diku tjetër dhe të kalosh disa vite të jetës diku tjetër. Tiago është më i madh. Ai dëgjoi diçka në TV dhe kuptoi diçka dhe më pyeti. Unë nuk doja që ai të dinte asgjë që isha I detyruar të ikja, ta bëja atë të shkonte në një shkollë tjetër apo të bënte shokë të rinj.

leo messi

Ai qau dhe më tha: Të mos ikim. E përsëris, ishte e vështirë. Ishte e pashpjegueshme. Më ndodhi mua. Është shumë e vështirë të marrësh një vendim. Unë e dua Barcelonën dhe nuk do gjej vend tjetër më të mirë sesa këtu. Por sërish kam të drejtë të vendos. Po kërkoja për sfida të reja.Dhe nesër mund të kthehem mbrapa sepse këtu në Barcelonë kam gjithçka.Djali im, familja ime, ata u rritën këtu dhe janë nga këtu. Nuk ka asgjë të gabuar me dëshirën time për tu larguar. Kam nevojë, klubi ka nevojë dhe është më e mirë për të gjithë. Guraja ime me gjithë dhimbjen në zë më mbështeti mua”, u shpreh Mesi.

Artikulli i mëparshëmVideo/ Cikalleshi-Bare rrëzojnë Bjellorusinë: Liga e Kombeve nis në mënyrën e duhur për Shqipërinë
Artikulli i radhësZYRTARE/ Çelsi nuk di të ndalet në merkato, prezanton transferimin e radhës 80 milionë euro