Një mjeke kirurge mësohet se ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e COVID.
Ajo është Zyliha Kraja, kirurge në spitalin e Shkodrës.
Kraja ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare.
Përpara se të infektohej mësohet se gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë, por ditët e fundit u përkeqësua.
Kraja ishte bashkëshortja e dramaturgut të njohur shkodran, Fadil Kraja.
Edhe pse prej vitesh në pension ajo ka vijuar kontributin e saj në spitalin e Shkodrës.