Mbas nje odiseje rreth 2 vjecare e qe do mbahet mend per disa nga momentet e saj teper intriguese, me 4 shtator 2020, ne Shtepine e Bardhe, Serbia dhe Kosova, perfaqesuar respektivisht nga Presidenti Vucic dhe Kryeministri Hoti, u angazhuan solemnisht perballe e ndaj ShBA, perfaqesuar nga Presidenti Trump, per normalizimin e marrdhenieve ekonomike mes dy vendeve.
Palet, Serbia dhe Kosova, nuk nenshkruan ne dhe te njejtin dokument, sic ndodh ne rastet e zakonshme te marrveshjeve nderkombetare. Secila nenshkroi me vete duke marre angazhimet respektive ndaj tjetres, perballe, ndaj e me perfshirjen e agjensive dhe garancite e ShBA. Per me teper, palet moren angazhime edhe ndaj nje pale te katert, Izraelit.
Metoda indirekte e perdorur nga administrata Trump eshte ne vetvete nje gjetje inteligjente ne rrethanat e dhena.
E ashtuquajtura ‘marrveshje’ u proklamua menjehere si sukses i administrates Trump ne prag te zgjedhjeve, sukses qe i shtohet marrveshjes se arritur se fundmi mes Izraelit dhe Emirateve te Bashkuara Arabe nen kujdesin e administrates Trump.
Deklarimi i Serbise per transferimin e ambasades se vet ne Jeruzalem dhe i Kosoves per njohjen e Izraelit dhe hapjen eventuale te ambasades ne Jeruzalem, me simboliken e vet te shtetit me shumice muslimane, perforcojne arritjet e politikes diplomatike te Trump ne Lindjen e Mesme.
Per te gjitha keto ‘marrveshja’ eshte, me se pari, sukses i administrates Trump ne prag te fushates elektorale.
Serbia dhe Kosova, Vucic dhe Hoti, per shkak te rrethanave, autoritetit me peshe te jashtezakonshme te ShBA, por dhe per shkak te autoritetit, karakterit, kembenguljes dhe stilit te vecante te Trump dhe ekipit tij, e kishin te pashmangshme berjen e kesaj ‘qoke elektorale’. E ketille u perceptua e u komentua gjeresisht nga media nderkombetare. Eshte edhe e ketille ne fakt.
Por nuk eshte vetem nje qoke e kaq. Angazhimet reciproke Serbi-Kosove dhe angazhinet e ShBA per mbeshtetjen e plotesimit te tyre, nese zbatohen, qofte edhe pjeserisht, sjellin dobi te shtuara per qytetaret, shoqerite dhe ekonomite e te dy vendeve ballkanike dhe Ballkanin Perendimor ne teresi.
Dobite jane kryesisht ekonomike e sociale por indirekt edhe politike dhe gjeopolitike, rikonfirmojne orientimin perendimor te Ballkanit dhe hegjemonine e pakonkurrueshme amerikane ne kete rajon kundrejt asaj ruse, kineze apo turke, si dhe pa i zene vendin qe i takon Bashkimit Europian.
Kosova nuk mori njohjen nga Serbia. Kosova gjithashtu do pezulloje per nje vit perpjekjet per njohje dhe anetaresime nderkombetare. Por keto nuk e zhvleftesojne ngjarjen dhe produktin.
Kosova mori ne tryeze premtimin e njohjes nga Izraeli ndersa kishte kohe qe s’kishte bere progres as ne njohje te reja e as ne anetaresime. Kosova fitoi nje vit vetefrenim te Serbise per te ndikuar ne vende te tjera per terheqjen e njohjes se dhene me pare per Kosoven ndersa Serbia arriti te ndikonte me sukses ne disa raste keto vitet e fundit.
Ngjarjet pararendese e bene te pamundur projektin e shumeperfolur te njohjes se Kosoves nga Serbia kundrejt shkembimit te territoreve. Ne kete projekt, per kompensim te dhenies se njohjes nga Serbia, me gjasa territori dhe/ose koncensionet qe do te duhej te jepte Kosova, do te ishin me te renda se cdo jepte Serbia, duke krijuar njeherazi precedentin e rrezikshem per rajonin ndersa hapej rruga per Serbine e Madhe me shume se sa per Shqiperine e Madhe.
Ky projekt, per aresye te kuptueshme, asnjehere nuk u shpalos hapur dhe asnjehere nuk u argumentua drejtperdrejt nga ideatoret. I mbetur jetim, u braktis. Me mire keshtu. Njohja e Kosoves nga Serbia nuk duhet te shkembehet me cdo cmim.
Cka ndodhi e u mor angazhim ne Shtepine e Bardhe me 4 shtator 2020, perfshire njohjen e pritshme nga Izraeli, nese zbatohen qofte edhe pjeserisht hapin shume me shune perspektive pozitive per Kosoven, perfshire njohjen nga disa vende te tjera, aq me shume, jo vetem pa kosto por edhe me plot perfitime te tjera ekonomike njekohesisht.
Qe te zbatohet duhet te rifitoje Trump. Por edhe nese fiton Biden, ShBA nen drejtimin e tij nuk do te ofroje me pak per Kosoven, perkundrazi.