Ekzekutimi i Katsifas/ Kunati: Vrasja e tij nuk po zbardhet! Zgjoi helenizmin tek fëmijët

0
Who Was Konstantinos Katsifas; the Greek Killed by Albanian Police in  Northern Epirus | GreekReporter.com

Kunati i Konstantinos Katsifas, Vangelis Sakellarakis ka thënë se familja e viktimës është duke pritur akoma për rezultatin e hetimeve rreth vrasjes së tij, megjithëse përfundimi i saj duhet të ishte një rast i thjeshtë.

Në një intervistë në stacionin radio Selanikut, Focus ai tha se hetimet janë zvarritur, madje u shpreh se “dy prokurorë që kanë marrë përsipër çështjen kanë dhënë dorëheqjen, pasi ishin nën presion për të dalë me një përfundim që flet për vetëvrasje. Konstandini nuk mund të bënte vetëvrasje, me dy plumba në zemër”.

Gjatë intervistës ai theksoi se Konstantinos u dha identitet dhe dinjitet njerëzve të Vorio-Epirit.

“Fëmijët e vegjël të komunitetit grek në jug të vendit tonë, nuk e dinë se ekziston helenizmi në Shqipëri dhe e mësuan atë pas sakrificës së tij”, tha ai.

Duke folur për qëndrimin e qeverisë së atëhershme greke, SYRIZA, ai iu referua deklaratave të Filis, që e kishte quajtur ekstremist dhe zbuloi se ai e mori  atë në telefon dhe e pyeti se si flet dhe e quan të tillë për një njeri që nuk e njihte.

Artikulli i mëparshëmPërgjaket autostrada, një i vdekur, një tjetër plagoset
Artikulli i radhësVdes nga mbidoza youtuber-i i famshëm amerikan