Vdes nga mbidoza youtuber-i i famshëm amerikan

0
Vdes nga mbidoza youtuber-i i famshëm amerikan

Ethan Peters, i njohur ndryshe si “Ethan is Supreme”, youtuber i famshëm amerikan, influencues dhe artist i make-up, vdiq tragjikisht në moshën 17 vjeçare. 

Sipas disa burimeve, i riu mendohet  të ketë  rënë  viktimë e një mbidoze të Xanax.

Ishte Babai i Ethan, Gerald Peters, ai që konfirmoi lajmin tragjik për Fox Neës të Dielën, pasi e gjeti atë në dhomën e tij të gjumit.

“Ai nuk donte asgjë më shumë sesa të frymëzonte, të bënte njerëzit të qeshnin dhe të shtrinte kufinjtë e asaj që është e pranueshme në botën tonë për të gjithë të rinjtë . Ai ishte një shpirt i mirë, i cili pranonte të gjithë për atë që ishin” u  shpreh me dhimbje babai i tij.

Ava Louise, shoqja e ngushtë e tij, po ashtu një tjetër emër i lakuar në instagram gjithashtu njoftoi humbjen e mikut të saj në Twitter, duke treguar se si Ethan vuante nga një varësi e vërtetë ndaj drogës dhe ilaçeve, për shkak të presionit të fortë të shkaktuar nga ai.

“Varësia është një sëmundje ” shkroi ajo.

Mbi vdekjen e tij ka reaguar gjithashtu dhe një mik tjetër i dashur i Ethan, një ndikues dhe youtuber po ashtu , i cili shkroi në rrjetet sociale:

“Ethan vdiq nga një mbidozë e Xanax. Ai mori disa vendime të këqija në të kaluarën, por askush nuk meriton të humbasë jetën për shkak të varësive të tyre “. 

Kujtojmë se  Ethan filloi karrierën e tij të rrjeteve sociale në vitin 2016, vetëm 13 vjeç dhe në YouTube në 24 Prill 2017. Në 2019, ai kishte grumbulluar mbi 500,000 ndjekës të Instagram dhe mbi 140,000 abonentë në kanalin e tij të videos. Ai lindi në Teksas në vitin 2003. 

Artikulli i mëparshëmEkzekutimi i Katsifas/ Kunati: Vrasja e tij nuk po zbardhet! Zgjoi helenizmin tek fëmijët
Artikulli i radhësMes konfliktit me Turqinë, Greqia forcon ushtrinë