Mushkonjat janë një problem i madh për shumë njerëz, për shkak se bezdisin dhe shkaktojnë kruajtje acaruese. Por si të shpëtoni prej tyre, pa përdorur produkte kimikatesh të dëmshme? Më poshtë sjellim tre këshilla të cilat i kanë përdorur gjyshet ndër vite.
Borziloku– Në sajë të aromës së tij, bima e borzilokut është një aleate shumë e mirë kundër insekteve dhe mushkonjave. Edhe pse është e pëlqyer nga hunda jonë, rezulton e pakëndshme për mushkonjat dhe insektet. Këshillohet që një vazo me borzilok ta vendosni në dritare apo derë, në mënyrë që mushkonjat dhe insektet të mos afrohen.
Sodë buke– Mes metodave natyrale kundër mushkonjave, këshillohet që të përdoret soda e bukës. Përzieni një lugë sodë buke me tre gota me ujë të nxehtë, shkruan noa.al. Masën e përftuar sprucojeni në dritare dhe derë.
Hudhra– Hudhra është e njohur për vetitë e saj, por edhe për aromën karakteristike, si dhe si një zgjidhje shumë e mirë për të shpëtuar nga mushkonjat. Pritni në copa pesë thelpinj hudhre dhe vërini të ziejnë në 2.5 litra ujë. Pasi lëngu të jetë ftohur, filtrojeni dhe sprucojeni në dyer dhe dritare.