Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte sot në Fishtë të Lezhës në takim me fermerë të zonës të cilët kanë zgjedhur të grumbullojnë prodhimet e tyre për shitje.
“Kur bashkohesh është më mirë se ta nxjerrësh prodhimin me trasta në rrugë. Kur bëheni bashkë në shitje, fitoni më shumë”,- tha Rama para tyre.
Kryeministri u shpreh se ka edhe nga ata fermerë që i hedhin prodhimet në lumë pikërisht se nuk zgjedhin t’i grumbullojnë prodhimet e tyre me fermerë të tjerë, e të bashkohen që të gjejnë një treg të përbashkët, ku mund të shesin edhe më shtrenjtë.
“Shoh ca që i hedhin në lumë prodhimet, normal kur nuk bashkohesh e të kesh një masë të caktuar i hedh në lumë. Është shumë e thjeshtë, kush ankohet që s’ka punë thjesht s’do me punu. Toka këtu është thesar, mjafton të kesh dëshirë dhe guxim dhe ngrihesh”.