Leo Mesi vendosi të qëndronte tek Barcelona edhe për një vit, pasi nuk dëshironte të shkonte në gjyq me ekipin e tij të zemrës. Por nëse katalanasit do e kishin lënë të lirë ose Mançester Siti do kishte paguar klauzolën 700 milionë euro, çdo gjë do ishte ndryshe tani.
Në Zvicër kanë zbuluar ofertën që klubi anglez ishte i gatshëm të bënte për Mesin. Sipas “L’Illustre”, Mançester Siti kishte përgatitur një ofertë prej 200 milionë eurosh, e cila do paguhej me dy këste. Do kishte edhe 20 milionë euro bonuse, nëse Mesi do fitonte Championsin me Mançester Sitin. Por drejtuesit e klubit anglez e kanë përgënjështruar këtë lajm.
Për “Mundo Deportivon”, drejtuesit e Mançester Sitit thanë se nuk kishin bërë ofertë për Mesin pasi nuk e përballonin koston e operacionit.