EMRI/ Ky është ambasadori i ri britanik në Tiranë

0
EMRI/ Ky është ambasadori i ri britanik në Tiranë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Duncan Norman ka mbaruar mandatin e tij në Tiranë.

Për këtë arsye, është zgjedhur dhe ambasadori i ri i Britanisë që do të vijë në Shqipëri.

Ai është Alstair King-Smith.

Lajmi është bërë i ditur nga qeveria britanike në faqen zyrtare në internet.

‘Alastair King-Smith është emëruar nga ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri, pas përfundimit të mandatit të Duncan Norman, i cili do të transferohet në një tjetër detyrë diplomatike.

King-Smith do të marrë detyrën e tij si ambasador në Shqipëri në shtatorin e vitit 2021’, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme Britanike.

Artikulli i mëparshëmVrau Devi Kasmin, burg përjetë ekzekutorit grek, jepet dënimi edhe për ndihmësin e tij
Artikulli i radhësFatmir Xhafaj flet për “bërrylat në PS”: Vijnë nga servilët! Ndryshime në qeveri? Ka politikanë të majtë e të djathtë që…