Nga Michael Bociurkiw CNN
Theresa Tam, zyrtarja kryesore e shëndetit publik në Kanada, paralajmëroi qytetarët të përdornin maska gjatë marrëdhënieve seksuale dhe të shmangnin puthjet për të parandaluar infektimin me Covid-19. Tam, e cila është pjesë komitetit mbikëqyrës ndërkombëtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tha se “seksi mund të jetë i komplikuar ” gjatë pandemisë dhe se aktiviteti seksual mund të rrezikojë veten dhe parterin.
Por Tam bëri përsëri një paralajmërim të ashpër për papërgjegjshmërinë e personave të cilët ende grumbulloheshin në bare dhe lokale.
“Këto janë vende të mbipopulluara, janë ambiente të mbyllura dhe njerëzit nuk po respektojnë masat e shëndetit publik”, tha ajo.
“Pjesa më e vështirë për tu menaxhuar janë edhe mbledhjet familjare që pavarësisht paralajmërimeve njerëzit ende nuk janë ndërgjegjësuar”.
Paralajmërimet e saj vijnë ndërsa shkollat janë rihapur në Kanada. Nga frika e rritjes të rasteve, zyrtarët kanadezë kanë paralajmëruar se nëse nuk respektohen masat, qeveria mund të detyrohet të rivendosi përsëri kufizimet. Paralajmërimet e koordinuara, të drejtpërdrejta të shëndetit publik janë në kontrast të plotë me Shtetet e Bashkuara, ku rastet e Covid-19 për frymë janë 5 herë më shumë se ato në Kanada, transmeton abcnews.al
Mënyra se si Tam përcjell mesazhet është pikërisht ajo që mungon në SHBA, dhe që ka ndihmuar në rrafshimin e kurbës.
Diferenca në numrin e rasteve
SHBA-ja ka numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave në botë (përkatësisht mbi 6.3 milion dhe pothuajse 190,000). Dhe, për sa i përket numrit mesatar të rasteve ditore, SHBA-ja gjatë fundjavës së Ditës Përkujtimores, raportoi 20,000 raste të reja krahasuar me mbi 50,000 të premten. Aktualisht, rastet e reja vazhdojnë të rriten në 14 shtete të SHBA-së, 14 shtete të tjera kanë në kontroll koronavirusin dhe 23 nuk kanë raportuar rritje të rasteve ditore, transmeton abcnews.al
Ndryshe nga Kanadaja, ku numri i rasteve ditore është më pak se një e katërta në kulmin e pandemisë më 3 maj (1571 vs 247). Por kjo nuk do të thotë që Kanadaja ka korrur sukses në menaxhimin e Covid-19: Neglizhenca në azile, veçanërisht në Quebec ku u raportuan më shumë se gjysma e viktimave në ambiente të tilla, u konsiderua një turp kombëtar dhe nxiti hetimin e një mjeku ligjor.
Gjithashtu rritje të rasteve të reja janë raportuar edhe në jugperëndim të Ontario (afër Michigan), ku jetojnë dhe punojnë migrantë, transmeton abcnews.al
Pse Kanadaja?
E vërteta rreth ‘imunitetit të tufës’
Ekzistojnë një numër teorish se pse Kanadaja ka arritur të rrafshojë kurbën shumë më mirë sesa Shtetet e Bashkuara. Njëra arsye është se kanadezët, zbatojnë rregullat e miratuara nga qeveria ndryshe nga amerikanët.
“Shumë kanadezë i respektojnë rregullat. Nëse jeni në bankë dhe ndodhen 3 persona përpara jush, ata do të presin radhën,” tha Sarah Chown, kryetare e Shoqatës së një restoranti, hoteli dhe moteli në Ontario.
Një arsye tjetër është se qeveritë federale dhe provinciale i kanë ofruar ndihmë financiare kanadezëve, duke përfshirë 2000 dollarë në muaj për kanadezët e papunë, si dhe kanë shtyrë afatin për pagesën e taksave dhe hipotekave, dhe subvencionet e pagave për biznese. Një shumë prej 30 milion dollarësh u miratua për mediat për heqjen e tarifave të transmetimit, transmeton abcnews.al
Përveç kësaj testimi ka qenë falas. Që nga fillimi i pandemisë, udhëheqësit federalë dhe provincialë të Kanadasë i dhanë përparësi shkencës duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së maskave, ruajtjes së distancës fizike dhe higjienës së duhur të duarve.
Kanadaja ka premtuar se do të mbështesë testimin e gjerë dhe gjurmimin e kontakteve. Një masë kyçe, por e dhimbshme për të parandaluar përhapjen e Covid-19 është mbyllja e kufirit nga Shtetet e Bashkuara. Mbyllja e kufirit është zgjatur për në 21 shtator, transmeton abcnews.al
Dashuri vëllazërore politike
Ndryshe nga SHBA, ku përçarja politike është bërë e zakonshme gjatë pandemisë, disa “dashuri vëllazërore” të pazakonta politike kanë lindur në Kanada, si ai midis Doug Ford i Partisë Konservatore dhe Chrystia Freeland nga partia Liberale. Përmes njoftimeve ditore, televizive, pandemia gjithashtu ka shndërruar zyrtarë të panjohur shëndetësorë provincialë në të famshëm, si për shembull Bonnie Henry, transmeton abcnews.al
Mes miqsh
Kanadaja nuk ka pasur asnjë mik dhe aleat më të afërt se Shtetet e Bashkuara. Kjo është përmbledhur edhe në një libër dyqind vjeçar të vitit 1976, të quajtur Midis miqsh / Entre Amis.
Në Ishullin Vancouver, ne marrim frymë nga i njëjti ajër, shohim të njëjtët yje dhe mjete të transportit ajror si fqinjët tanë në shtetin veriperëndimor të Uashingtonit. Por, meqenëse Shtetet e Bashkuara janë shteti më i prekur në botë nga Covid-19, ky është një nga momentet që ndihem e lumtur që kemi qenë kaq larg me njeri-tjetrin.
Amerikë, merrni masat në mënyrë që ta mposhtim Covid-19 së bashku.