Ditën e sotme, në media qarkulloi lajmi se pas Xhemi Shehut, Salsano Rrapit dhe Altin Bashës, nga spektakli i humorit “Portokalli” po largoheshin edhe dy aktoret, Egla Ceno dhe Renada Caci.
Kjo e fundit i ka konfirmuar vetë këto zëra në llogarinë e saj në Instagram, duke publikuar lajmet e largimit dhe duke falenderuar këdo që e ndihmoi në këtë rrugëtim të gjatë në “Top Channel”.
“Po është e vërtetë! I uroj suksese kolegëve të mi, Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja. I falenderoj për mbështetjen. Përgjithmonë miq. Falenderoj institucionin për mirëkuptimin dhe mbështetjen, si dhe drejtuesit e institucionit… Vjollca Hoxhën për mirëbesimin gjithë këto vite dhe në veçanti Ben Blushin për mirëkuptimin dhe suportin në gjithçka, si dhe drejtorin Bjorn Xhokaxhi. Me ju do jem së shpejti fansat e mi të dashur. Ju dua, jeni dashuria ime deri në fund. E di që do ju mungoj por s’do ju braktis kurrë.”- shkruan aktorja
Ajo gjithashtu i drejtohet fansave me fjalët “s’është fundi i botës” për largimin nga “Portokalli”, duke treguar se është gati për një cikël tjetër në jetën e saj.