Politikat e reja të Facebook / Ndalohen reklamat politike në javën para zgjedhjeve të nëntorit në SHBA

0

Facebook thotë se do të parandalojë që çdo reklamë politike të shfaqet në platformën e saj në javën para zgjedhjeve presidenciale të SHBA në 3 nëntor.

Kompania tha të enjten se reklamuesit mund të ripërdorin reklamat ekzistuese deri në Ditën e Zgjedhjeve por që nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për të postuar reklama të reja.

Kjo është pjesë e një sërë masash më të gjera që Facebook po ndërmerr për të rritur pjesëmarrjen e votuesve dhe për të shmangur ndërhyrjet e huaja në zgjedhje.

Kompania tha se do të fshinte postimet me “keqinformim të qartë” në lidhje me COVID-19 dhe votimin, si dhe postime nga cilido kandidat që deklaronte fitore të parakohshme. Facebook do të promovojë “informacion autoritativ” rreth mënyrës së votimit në krye të faqes kryesore të Facebook dhe Instagram, tha ai.

Politika e re e Facebook vjen pasi CEO i Facebook Mark Zuckerberg shkruajti në një postim se ai ishte “i shqetësuar” për rritjen e trazirave civile në SHBA.

Artikulli i mëparshëmSHBA, mbi 2/3 nuk do e bëjnë vaksinën. Amerikanët janë skeptikë me nxitimin e administratës përpara zgjedhjeve
Artikulli i radhësPas shkëlqimit vjen rënia për Tesla? Kompania humbet 13% të fitimeve nga tregu i aksioneve