Shkencëtarët, skeptikë për vaksinën ruse. Gjejnë gabime tek studimi i publikuar në revistën “Lancet”

0

Një grup i shkencëtarëve ndërkombëtarë ngriti dyshime mbi rezultatet e një studimi të vaksinës së shpejtë të koronavirusit në Rusi, që u publikuan tek revista mjekësore “Lancet”, duke thënë se disa zbulime duken të pamundura.  Hulumtuesit u shqetësuan mbi nivelet identike të antitrupave në disa pjesëmarrës në studim që u injektuan me vaksinën eksperimentale.  Kjo, përfshirë zbulime të tjera tek të dhënat, përfaqësojnë pika të shqetësimit, sipas një letre të hapur nga profesori i Universitetit Temple në Philadelphia, Enrico Buçi, të nënshkruar nga dhjetra shkencëtarë të tjerë.

Lancet publikoi rezultatet e provave të fazës fillestare javën e kaluar, duke ofruar pamjen e parë tek studimi rus ndaj ekspertëve të jashtëm. Miratimi i Qeverisë për vaksinën, i bazuar tek rezultatet fillestare, ka ngritur kritika në të gjithë botën. Lancet bëri të ditur se e inkurajon debatin ndaj studimit të publikuar. ‘E kemi ndarë studimin në mënyrë direkte me autorët dhe i inkurajojmë ata që të përfshihen në debat shkencor”,- deklaroi Lancet. Instituti Gamaleya që po zhvillon vaksinën, tha për mediat lokale se nuk ka pasur gabime në studim.

Artikulli i mëparshëmInfektimi, simptomat dhe përhapja: Kjo është arsyeja pse hepatiti C është i frikshëm
Artikulli i radhësSHBA, mbi 2/3 nuk do e bëjnë vaksinën. Amerikanët janë skeptikë me nxitimin e administratës përpara zgjedhjeve