Si e ka përmirësuar Covid-19 mënyrën tonë të të udhëtuarit

0

Koronavirus ka ndryshuar gjithçka, nga mënyra jonë e të jetuarit të përditshmërisë dhe marrëdhëniet me njerëzit deri te tronditja e zakoneve të përditshme.

Natyrisht, edhe turizmi dhe mënyra jonë e të udhëtuarit, nuk bëjnë përjashtim nga këto ndryshime të mëdha, për shkak të lockdoën dhe pamundësisë në fillim dhe vështirësive tani, për të udhëtuar nga një vend i botës në tjetrin.

Masat e sigurisë të vendosura nga njëri vend në tjetrin ndryshojnë, duke filluar nga muzetë e deri te kompanitë e fluturimeve. E, megjithatë, duke parë situatën aktuale, në disa aspekte, mënyra e të udhëtuarit është përmirësuar….

Udhëtimi virtual

Zbuluam dhe rizbuluam udhëtimin virtual, një mënyrë e re e eksplorimit të vendeve të mrekullueshme në planetin tonë, të ulur rehat nga divani i shtëpisë. Muze, galeri arti, rezidenca historike dhe mbretërore hapën dyert e tyre dhe na zbuluan mrekulli autentike.

Plaga e turizmit masiv

Me përhapjen e koronavirusit dhe lockdoën më pas, gjithë qytetet që kanë luftuar fenomenin e turizmit masiv rinisën të marrin frymë.

Turizmi i brendshëm

Për shkak të kufizimeve ende në fuqi, shumë njerëz u detyruan të bëjnë pushime brenda vendit, duke zbuluar vende afër dhe larg, deri në këto moment të lëna pas dore.

‘Staycation’

Ky është viti i staycation, ku njerëzit i kanë kaluar pushimet në qytetin ku jetojnë, ose pak kilometra larg tij, duke rizbuluar të njëjtat vende me një sy tjetër.

Prenotime elastike

Një ndër avantazhet prej të cilit mund të përfitojmë është elasticiteti në rezervime dhe anulime udhëtimesh. Në fakt, pandemia bëri të nevojshme përshtatjen, me më shumë elasticitet , të hoteleve, strukturave hoteliere dhe kompanive ndërkombëtare të fluturimeve, në rast të anulimit të udhëtimit.

Rritja e ofertave lokale

Në mungesë të turistëve të huaj, strukturat hoteliere dhe tour-operatorët rritën ofertat lokale ndaj qytetarëve duke propozuar itinerare dhe udhëtime brenda vendit me çmime më të lira.

Përmirësimi i sigurisë

Me pandeminë ‘ende nëpër këmbë’, masat e sigurisë në pikat e hyrjes në vend dhe në të gjitha vendet publike, i bëjnë qytetarët dhe udhëtarët të ndihen më të sigurt e të mbrojtur.

Pushimet janë më ‘smart’ (të zgjuara)

Nevoja për të pakësuar kontaktet ka mobilizuar shumë struktura hoteliere dhe jo vetëm për t’i bërë disa opsione udhëtimi më të aksesueshme dhe të shpejta. Prova për këtë janë check-in online, pagesat me bankomat apo përdorimi me komandë zanore në shërbime ushqimi apo të tjera.

Lëvizja është më e këndshme

Me kontrollet e shumta në hapësirat publike dhe hyrjet e kufizuara në ato të mbyllura, lëvizja është bërë më e këndshme falë dhe mbi të gjitha, mungesës së turmave në rrugë apo muze, për shembull.

Artikulli i mëparshëmE vërteta e kumarit/ Çfarë fshihet pas vendimit të qeverisë, ku qëndron “pislliku” i madh
Artikulli i radhësShqipëria, ndër vendet me nivel më të ulët vetëvrasjesh në Europë