Yuri Kim: E papranueshme që një vend i NATO-s të mos ketë Gjykatë Kushtetuese

0

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ndodhet në Shkodër për një vizitë.

Ajo foli për mediat për situatën politike në vend, ku tha se është e rëndësishme që udhëheqësit politikë të lënë mënjanë ndasitë dhe të bashkohen për një kauzë të përbashkët.

Sipas saj, Shqipëria është një vend sovran dhe vendimet përfundimtare i përkasin drejtuesve të vendit dhe jo ambasadores amerikane.

‘Folëm edhe për rëndësinë e pjesëmarrjes politike dhe rëndësinë që drejtuesit, udhëheqësit duhet të lënë mënjanë ndasitë politike dhe të bashkohen për një kauzë të përbashkët.

Mendoj që është përgjegjësi e drejtuesve, udhëheqësve politikë shqiptarë dhe jo ambasadores amerikane. Do luaj një rol në mbështetjen e këtyre përpjekjeve, por ky është një vend sovran dhe zyrtarët e zgjedhur kanë një përgjegjësi që nuk mund t’i largohen.

Mendoj që është një lajm i mirë që palët politike të mund të mblidhen sëbashku për të diskutuar për çështje që mund të bien dakord.

Jam i sigurt që do të zhvillohen debate të suksesshme. Jam e sigurt që në fund do të arrijnë një kompromis për qytetarët shqiptarë.

Siç e dini, Shqipëri ka qenë pa GJK për një kohë të gjatë. Kjo nuk është një situatë e pranueshme për një vend që është anëtare e NATO-s dhe që pretendon të hyjë në BE.

Opinioni i Venecias përbën një mundësi për të ecur përpara. Kemi qenë të kënaqur që edhe kryetari i Kuvendit Ruçi ka thënë se deri në fund të vitit duhet të ngrihet Gjykata Kushtetuese’, tha Kim.

Artikulli i mëparshëmRaporti i DASH/ Meta: Rama po bën ligje të posaçme për oligarkët
Artikulli i radhësU merrte 5 mijë euro subjekteve për të mos i çuar në Prokurori, arrestohet inspektori i Tatimeve