Në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një makinë policie është përplasur me një makinë tjetër tek kryqëzimi i “21 Dhjetori” në Tiranë, raportohet se ka mbetur e plagosur një punonjëse e policisë.
Punonjësja me iniciale I.B. është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Informacion paraprak
Rreth orës 23:00 në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” është përfshirë në aksident mjeti i policisë me drejtues shtetasin Xh.P., me mjetin me drejtues shtetasin I.B. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjetin e policisë, e cila u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.