Efekte anësore: Pezullohen testet për vaksinën COVID-19

0
Brasilien I Coronavirus Impfung (Getty Images/AFP/N. Almeida)

“AZD1222” e kompanisë AstraZeneca ishte deri tani një kandidat kryesor për vaksinën kundër COVID-19. Por për shkak të efekteve anësore testet janë pezulluar.

Kompania farmaceutike AstraZeneca i ndërpreu testet dhe studimin klinik për vaksinën që po përgatiste kundër koronës. Arsyeja: një nga probantët pati probleme shëndetësore. Portali i lajmeve shëndetësore “Stat News” madje raportoi duke cituar një zëdhënëse të kompanisë për efekte anësore serioze tek personi i testuar.

Polen Firmen arbeiten am Coronavirus Impfstoff (picture-alliance/NurPhoto/J. Porzycki)

Pezullimi i përkohshëm i studimit është një masë rutinë për raste të tilla, tha kompania farmaceutike britanike. “Gjatë serive të testimeve dhe të eksperimenteve ka raste që shfaqen sëmundje dhe efekte, por ato duhet të hetohen nga një palë e pavarur në mënyrë që kontrolli të jetë i plotë.” AstraZeneca do të përshpejtojë analizën e rastit në mënyrë që procesi i miratimit të vaksinës të vonohet sa më pak të jetë e mundur, tha zëdhënësja.

Ndoshta rast i izoluar 

Qëllimi përfundimtar i analizave është të përcaktojnë nëse problemet shëndetësore të personit në fjalë janë shkaktuar nga vaksina. Gjatë periudhës së pezullimit nuk do të vaksinohet asnjë pjesëmarrës tjetër në studimi dhe personat qe janë vaksinuar ndërkohë do të vazhdojnë të jenë nën vëzhgim.

USA Coronavirus Impfstoff-Test (picture-alliance/AP Photo/H. Pennink)

Vaksina eksperimentale e njohur si “AZD1222” që kompania farmaceutike AstraZeneca ka zhvilluar së bashku me Universitetin e Oksfordit gjendet në fazën e avancuar të provave klinike në Britaninë e Madhe, Brazil dhe Afrikën e Jugut. Serumi konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë për zhvillimin e një vaksine efektive kundër virusit të ri Corna. Dhjetëra mijëra vullnetarë po marrin pjesë në fazën e tretë dhe të fundit të studimit.

Artikulli i mëparshëmUdhëtoni si profesionist: Këshilla praktike për një vizitë në Koloseum
Artikulli i radhësJeta pas infektimit me koronavirusin