Goditet grupi kriminal i trafikut të drogës, arrestohen 12 persona

0

Një grup kriminal prej 12 anëtarësh është goditur nga një operacion anti-drogë i zhvilluar sot mes Shqipërisë dhe Italisë.

Nga operacioni i koduar “Rockerduck” u arrestuan 11 prej persona në Itali dhe një në Fier.

Gjykata ka dhënë masat për të arrestuarit, ku 7 janë lënë në arrest me burg dhe 5 në arrest shtëpie. Operacioni në Shqipëri është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, i drejtuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, me pjesëmarrjen e Interpol Tirana dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier e Vlorë, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse Italiane të atashuar në vendin tonë (INTERFORCA).

Artikulli i mëparshëmAksidentet ndryshojnë Kodin Rrugor, rriten gjobat për shkelësit, telefoni ‘të heq’ edhe patentën
Artikulli i radhësJa si inspektori Erjon Trungu i vendosi gjobë pronarit të mobilerisë, 3 javë pasi ishte kthyer në punë