Paris Saint Germain e ka nisur me humbje edicionin e ri në kampionatin francez Ligue 1.
Edhe pse elita e futbollit francez ka nisur dy javë më parë, PSG ka zhvilluar ndeshjen e parë tani pasi kishte pushim për shkak të angazhimit në Ligën e Kampionëve.
Gjithsesi në ndeshjen e tyre të parë këtë edicion, PSG ka pësuar humbje minimale në udhëtim te Lens me rezultat 1-0.
Ishte minuta e 57-të e ndeshjes kur vendasit e Lens shënuan golin e fitores.
Portieri rezervë Bulka bëri një gabim trashanik, teksa sulmuesi Ignatius Ganago përfitoi duke shënuar për 1-0.
Ndërkohë për Lensin kjo ishte fitorja e parë në dy takimet e këtij edicioni në Ligue 1.
Vlen të theksohet se kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain pati mungesa të shumta në këtë sfidë.
Shtatë futbollistë titullar munguan shkaku që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe janë të karantinuar.
Yjet si Keylor Navas, Angel Di Maria, Leandro Paredes, Mauro Icardi, Marquinhos, Neymar dhe Kylian Mbappe janë me coronavirus dhe i munguan parisienëve.