Këto janë disa arsye pse ti ke frikë nga qentë apo macet

0

Për ata që kanë kafshë shtëpiake apo përshëndesin çdo kafshë që shohin në rrugë, mund të duket e paimagjinueshme frika ndaj një qeni apo maceje, por ajo është më e përhapur nga sa mendoni

Është një lloj specifik fobie dhe një gjendje shumë me e zakonshme nga sa mund të mendojnë ata që “i adhurojnë kafshët shtëpiake”, p.sh: njerëzit që kanë frikë nga qentë mund të kenë “cynophobia” (“cyno” – qeni dhe “phobia” – frikë, në gjuhën greke).

Sipas Shoqatës së Ankthit dhe Depresionit në Amerikë, rreth 19 milionë amerikanë vuajnë nga një fobi specifike, që është një “frikë e tepruar dhe e paarsyeshme në prani të një objekti, vendi apo situate të caktuar.”

Frika nga kafshë të caktuara shtëpiake është një nga fobitë më të zakonta, prandaj nuk ka asgjë që nuk shkon me ju, nëse e ndjeni veten pjesë të kësaj kategorie. Sidoqoftë, ka një sërë arsyesh që mund t’ju kenë çuar aty.

Si zhvillohen fobitë

Pjesa më e madhe e fobive fillojnë në fëmijëri ose adoleshencë, thotë Dr.Mike Vasey, profesor në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Ohio-s.

Ekzistojnë disa skenarë që mund të jenë shtysa për fobi:

1- Një përvojë e drejtpërdrejtë ose një ngjarje traumatike, siç është kafshimi i qenit apo edhe një qen shumë miqësor që hidhet papritur mbi një fëmijë dhe e gjen atë të papërgatitur.

2 – Ndonjëherë fëmijët marrin sugjerime nga prindërit/gjyshërit e tyre: Nëse ata shohin se mamaja e tyre ka frikë nga qentë, kjo frikë zhvillohet edhe tek ata, me kalimin e kohës. Mjeku Vasey, thotë se ndonjëherë, gjithçka mjafton për të shkaktuar një fobi është që një i rritur i besuar t’i thotë një fëmijë se qentë apo macet janë të rrezikshme.

3 – Mbase jeni rrethuar gjithnjë nga njerëz që edhe pse nuk i kanë frikë, kanë një ndjesi urrejtjeje ndaj kafshëve shtëpiake dhe biseda me to, ju ka bërë të mendoni se këto kafshë janë vërtetë kaq të rrezikshme dhe të pakëndshme.

A ka njerëz të caktuar të predispozuar për zhvillimin e fobive?

“Po, thotë Dr. Redo, pasi ka shumë ndikime gjenetike dhe biologjike që e bëjnë dikë të ketë më shumë gjasa të zhvillojë një fobi se dikush tjetër.”

Nëse dëshironi ta përballoni disi këtë frikë, përpiquni të prekni vetëm pak ose të paktën t’i qëndroni afër, një kafshe shtëpiake që mund të ketë dikush që njihni.

Bëjeni këtë në praninë e të zotëve të kafshës, që të ndiheni sado pak të mbrojtur dhe me kalimin e kohës, do të shihni se nuk do t’ju duket dhe aq keq.

Artikulli i mëparshëmNë Egjipt zbulohen 13 arkivole të lashta
Artikulli i radhësUdhëtoni si profesionist: Këshilla praktike për një vizitë në Koloseum