Në Egjipt zbulohen 13 arkivole të lashta

0

Arkeologët kanë zbuluar 13 arkivole prej druri, 2500 vjet të vjetra, në nekropolin Saqqara të Egjipt

Sipas Ministrisë Egjiptiane të Turizmit dhe Antikiteteve, koleksioni i arkivoleve u gjet i grumbulluar në majë të njëri-tjetrit në pjesën e poshtme të një boshti varrimi 36 metra të thellë.

Ekspertët që analizojnë sarkofagët – të cilat janë ruajtur shumë mirë – kanë arritur në përfundimin se arkivolet e varrimit kanë mbetur të mbyllura në mënyrë të përsosur qëkur u varrosën.

Ekspertët besojnë se Saqqara ishte aktive si vend varrimi për rreth 3000 vjet.

Shumë prej varreve të tilla jenë grabitur më parë, megjithatë veçantia e këtij zbulimi është se 13 arkivolet janë plotësisht të paprekura.

Artikulli i mëparshëmAlbërje Hadërgjonaj u kërkon falje kolegeve, pas publikimit të videos ku shfaqet duke sharë
Artikulli i radhësKëto janë disa arsye pse ti ke frikë nga qentë apo macet