Sërish tension midis BE-së dhe Britanisë për Brexit: Tërhiquni ose shkojmë në Gjykatë

0

Rritet sërish tensioni midis autoriteteve europiane dhe Londrës Zyrtare, dhe shkaku si gjithmonë është “Brexit”.

Brukseli është tejet i irrituar nga vendimi i kryeministrit Boris Johnson për të miratuar një projekt-ligj që do të ndryshonte disa pjesë të marrëveshjes që ka larguar tashmë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian.

Pjesa më e nxehtë ka të bëj edhe një herë me Irlandën e Veriut, që sipas termave juridike të Brexit do të mbetet ekonomikisht në tregun europian, por sipas BE-së me projekt-ligjin e ri mund të shndërrohet në një lloj “dere të pasme” për Londrën, që mund të anashkalonte taksat doganore me BE-në.

Pas një takimi urgjent të ministrit britanik Michael Gove me zëvendëspresidentin  e Komisionit Europian Marcos Sefcovic, Brukseli doli me një deklaratë zyrtare që tingëllon si një ultimatum. Londra ka një muaj për t’u tërhequr nga projekt-ligji, përndryshe Bashkimi Europian do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjore që do të gjykojë të përshtatshme.

Johnson, nga ana tjetër, mendon se vendimi i Parlamentit e tejkalon atë të Brukselit për sa i përket ligjeve lokale, por edhe kryeministri po kritikohet ashpër nga vetë konservatorët, që po e akuzojnë se ka rrënuar imazhin dhe historinë e Britanisë së Madhe për sa i përket respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare”.

Artikulli i mëparshëmNjë shpjegim për lidhjen fatale mes obezitetit dhe Covid-19
Artikulli i radhësCOVID-19: Miliarda dollarë humbje në industrinë e makinave