Studimi i astronomëve: Kemi studiuar 10 milionë yje, nuk ka asnjë shenjë civilizimi në hapësirë

0

Ëndrra dhe shpresa e shumë personave është që të ketë jetë përtej planetit tonë. Statistikisht, kjo mundësi është parashikuar nga shkencëtarët, por deri më tani, asnjë provë të një qytetërimi të zhvilluar është konfirmuar nga të dhëna të qarta.

Astronomë australianë kanë shpenzuar kohë dhe resurse të mëdha në observimin e yjeve, në një sektor të caktuar të universit.

Falë një radio teleskopi shumë të fuqishëm, i quajtur Murchison Widefield Array (MWA), astronomët kërkuan valë radio në frekuenca të ulëta, që në termin shkencor quhen “firma teknologjike”, sepse mund të dalin vetëm nga një nivel qytetërimi të paktën i njëjtë me ne.

Pjesa e Universit e hulumtuar nga projekti i astronomëve

Shkencëtarët vrojtuan me vëmendje një nga 88 yjësitë (konstelacione) të universit, Vela,  që përmban të paktën 10 milionë yje.

“Kemi hulumtuar mbi Velën me një thellësi dhe detaje të paktën 100 herë më të mëdha se në të kaluarën”, thonë autorët e studimit, por nuk kemi hasur në asnjë shenjë teknologjike”.

Por nuk mungojnë edhe studiuesit që vënë në dyshim studimin.

“Edhe pse bëhet fjalë për një studim të rëndësishëm, sasia e hapësirës që kemi vrojtuar është e barazvlefshme me tentativën për të gjetur diçka në oqean, por duke parë vetëm në një sasi uji me dimensionet e një pishine”, thotë profesor Steven Tingay, nga Qendra Ndërkombëtare e Radio Astronomisë në Perth.

Artikulli i mëparshëmKosto e jetesës në Tiranë tejkalon mundësitë e qytetarëve me të ardhura të mesme
Artikulli i radhësPandemia shtoi “frikën” ndaj ashensorëve – Ja zgjidhja që i jep teknologjia