Pas formës së jashtëzakonshme fizike të Cristiano Ronaldos, e muskujve të tij të skalitur, nuk është vetëm shumë stërvitje, por edhe, natyrisht, një dietë e përpiktë. Prej disa muajsh, në këtë pikë po i jep një dorë me ushqimin Giorgio Barone, një chef që në të kaluarën ka ndjekur yje të tjerë të futbollit (mes të cilëve Alberto Aquilani , Massimo Ambrosini e Kevin-Prince Boateng) e tani bën pjesë në stafin personal të CR7. E shoqëron në udhëtimet e tij e gatuan për të e familjen e tij pjatat e përzgjedhura.
Chef Barone, sard nga lindja por qytetar i botës për profesion, është vecanërisht i vlerësuar nga sportistët jo vetëm për aftësitë e tij kulinare, por edhe për mënyrën diskrete me të cilën lëviz e me të cilën kryen punën për persona të kalibrit të Cristianos.
Ashtu si ka zbuluar ‘Marca’, pavarësisht se nuk është një kuzhinier në qendër të vëmendjes, në periudhën e fundit ai është parë disa herë në Torino, në shtëpinë e portugezit, dhe gjithashtu në jahtin e tij. Ata që e njohin, vlerësojnë klasin e tij në kuzhinë dhe vëmendjen e madhe në përzgjedhjen e lëndëve të para, gjithmonë bazuar në nevojat e klientëve të tij.