Studimi i fundit i botuar ditën e sotme, zbuloi se Gjermanët kanë më shumë frikë nga politika e presidentit amerikan, Donald Trump sesa koronavirusi, i cili shkatërroi ekonominë më të madhe evropiane.
Sondazhi mbi frikën më të madhe të gjermanëve, i kryer nga grupi i sigurimeve R&V në qershor dhe korrik, 53 për qind e të anketuarve kanë frikë se politika e presidentit amerikan mund ta bëjë botën më të rrezikshme, raporton reuters.
Në vendin e dytë dhe të tretë janë rritja e kostove të jetesës, situata ekonomike dhe kostot e taksapaguesve të BE-së, ndërsa rreth një e treta e të anketuarve thanë se ishin të shqetësuar se ata ose dikush që ata e njihnin mirë do të infektohen me koronavirus, transmeton Telegrafi.
Studimi nuk përfshiu se cili aspekt i politikës së Trumpit po i shqetëson më shumë gjermanët, por shkencëtari politik, Manfred Schmidt beson se ajo është politika e tij e jashtme.
“Pjesërisht një luftë tregtare me Kinën dhe një politikë e mundshme kundër aleatëve si Gjermania. Gjithashtu tërheqja e saj nga bashkëpunimi ndërkombëtar dhe konfrontimi me Iranin” tha Schmidt.
Ndryshe, theksojmë se rreth 2,400 të anketuar morën pjesë në hulumtim.