Gjermani, shqiptari vret gruan në sy të dy fëmijëve të mitur

0

Gjykata e Qarkut në Landau të Gjermanisë e ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin 32-vjeçar nga Kosova.

Sipas trupit gjykues Astrit R. kishte qëlluar Fitore R. (33 vjeçe) nënën e fëmijëve të tij 7 e 9, vjeç me tre të shtëna.

Ajo ndodhej e ulur në ulësen e pasme të makinës dhe si motiv për ngjarjen e ndodhur është marrë xhelozia.

Policia e kishte gjetur trupin e viktimës gjatë një kontrolli në trafik në qytetin e Mindfeld dhe i dyshuari ishte kapur duke dalë nga vetura me armë në dorë.

I pandehuri tashmë është dënuar me dënimin maksimal në gjyqësinë gjermane ku më parë kishte edhe precedente të tjera penale. Ai kishte qenë i dënuar për ushtrim të dhunës fizike, vjedhje e grabitje, Për këto vepra penale ai ishte dënuar edhe me dëbim nga Gjermania.

Artikulli i mëparshëmBerisha: Nderim, kujtimit dhe veprës së pavdekshme të Tribunit të Lirisë, Azem Hajdari!
Artikulli i radhësLëkundje tërmeti në qarkun e Lezhës