Ilir Demalia jep mesazhin e trishtë: Pushofsh në paqe i dashur mik!

0
Ilir Demalia jep mesazhin e trishtë: Pushofsh në paqe i dashur mik!

Sot ndërroi jetë gazetari i Radiotelevizionit të Kosovës, Sulejman Gashi.

Analisti Ilir Demalia ka dhënë një mesazh të trishtë pas këtij lajmi duke e shoqëruar me një foto në maj 1993 në grevë urie në Fifth Avenue me Sulejman Gashin para ambasadës së Serbisë për burgosjen e fjalës së lirë në Kosovë të gazetarëve.

“Sot nëpërmjet gazetës Illyria, mësova lajmin e hidhur të largimit nga jeta të gazetarit Sulejman Gashi.

Sulejman Gashi i përket atij brezi të ri gazetarësh të TV Prishtina në fund të viteve 80 dhe fillim vitit 90, që më pas u larguan nga Kosova dhe erdhën në New York. Krijuan një nga gazetat më të mira më me kualitet dhe balancë në historinë e diasporës sebashku me Isuf Hajrizin, Charls Caruson, Finora, Sinan Kamberaj, Vehbi Bajraami, me investimin financiar të Harry Bajraktarit. Kjo gazetë luajti një rol të fuqishëm në njohjen e çështjes Kosovës në politikën e lartë Amerikane, Kongres, Senat deri tek Presidenti Bill Clinton i cili më pas çliroi Kosovën.

Me gjithë këta gazetarë të kësaj kohe, Sulën, Isuf hajrizin, Sinan Kamberaj, Vehbi Bajramin kisha një mardhënie të shkëlqyer dhe botoja shkrime ke Illyria herë pas here.

Kemi shkuar me këta gazetarë në demostrata deri në Daytona kundër Millosheviçit në New York në greve urie kundër burgosjes fjalës së lirë ne Kosovë nga regjimi Serb para ambasadës serbe ne fifth Avenue për 5 ditë. E plot e plot kujtime me Sulën dhe të tjerë të kësaj gazete që tash mungon me ekipin e saj dhe peshën e saj në komunitet dhe jo vetëm.

Rrugët e jetës na ndanë, dhe tash, marrim vesh vetëm lajmin e hidhur të largimit nga jeta . . . Ishte një kohë me adrenalinë, me pasione, me idealizma dhe me dashuri për vëndin dhe Kosovën që ishte nën çizmen serbe të pastrimit etnik.
Sot? Vendin e kanë zënë zhgenimet si në Kosovë dhe Shqipëri, ashtu siç na zhgënjeu dhe na vrau shpirtrisht edhe largimi nga jeta i gazetarit dhe qytetarit e luftëtarit të fjalës së lirë Sulejman Gashi.

Foto në maj 1993 në grevë urie në Fifth Avenue me Sulejman Gashin para ambasadës së Serbisë për burgosjen e fjalës së lirë në Kosovë të gazetarëve”, shkruan Demalia.

Ilir Demalia jep mesazhin e trishtë: Pushofsh në paqe i dashur mik!
Artikulli i mëparshëmTamponi i doli negativ, por mjekët i thanë se halla i vdiq nga COVID-19, gazetari i njohur shqiptar hedh akuzat e forta: Ja kush e vrau
Artikulli i radhësNga bananet te kosi: 6 ushqime që mund t’ju dëmtojnë nëse i hani në kohën e gabuar