“Kisha ethe, dhimbje koke, lodhje”! Flet djali që bëri vaksinën anti-Covid: U zgjova në orën 02:00 të mëngjesit dhe…

0
Vaksina

Një vullnetar, që bëri vaksinën kundër koronavirusit të Oxford AstraZeneca, ka treguar simptomat që shfaqi më pas.

Ai ka treguar se pas vaksinën ka pasur ethe, të dridhura, dhimbje koke dhe lodhje 14 orë pas vaksinimit.

AstraZeneca njoftoi të martën se studimet e vaksinës ishin ndërprerë, pasi një prej personave të vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar raportoi efekte anësore.

“Unë u zgjova rreth orës 2 të mëngjesit dhe kisha të dridhura, por kisha një temperaturë mbi 39C”, ka treguar ai, duke kërkuar të mos përmendej me emër.

Ai është shprehur se donte vetëm të flinte, pasi ndihej i lodhur. Pacienti ka deklaruar se simptomat më të rënda ishin zhdukur, kur ai ishte zgjuar ditën e tretë pas marrjes së vaksinës, por efektet anësore vazhduan.

Vullnetari ka theksuar se duhej të bënte tjetër injeksion përforcuese të hënën, por një natë përpara ai ka marrë një email nga menaxheri i projektit që anulonte takimin.

“Meqenëse është identifikuar një sëmundje në një vullnetar që mund të ketë lidhje ose jo me vaksinën, ne po shtyjmë atë derisa të kemi më shumë informacion”, thuhej në e-mail.

Artikulli i mëparshëmNga bananet te kosi: 6 ushqime që mund t’ju dëmtojnë nëse i hani në kohën e gabuar
Artikulli i radhës‘Isha shoqe me vajzën e tij’/ Trondit me dëshminë e saj 13-vjeçarja, ekspertët: Është abuzuar dhe rrahur mizorisht