Ministri i Mbrojtjes i Turqisë kërcënon me luftë Greqinë: Të rrijë urtë dhe të mos bëhet “meze”

0
This image has an empty alt attribute; its file name is Gjenerali-turk.jpg

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë Hulusi Akar iu drejtua me një mesazh të fortë Greqisë duke e paralajmëruar që të mos bëhet “meze” për interesat e të tjerëve.

Akar kishte parasysh Francën kur i drejtoi mesazhin Greqisë, e cila sipas tij përdor helenët për interesat e saja në rajonin e Mesdheut.

“Greqia nuk duhet të bëjë asgjë në këtë krizë. Thjesht të rrijë urtë dhe të mos bëhet meze për interesat e të tjerëve“, u shpreh Akar duke kërcënuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë Greqinë.

Konteksti i mesazhit dhe mënyra se si ai u shpreh nga ministri i Mbrojtjes është cilësuar një kërcënim për luftë nga mediat greke nisur edhe nga fjalia “të mos bëhen meze“.

Turqia dhe Greqia janë në një përballje jo vetëm diplomatike sa i përket Zonës Eksluzive Ekonomike përreth ishujve përballë Turqisë në Egjeun Lindor duke bërë që dy vendet e NATO-s të rrezikojnë edhe luftën.

Artikulli i mëparshëmGripi dhe pneumonia vranë 10 herë më shumë se koronavirusi javën e fundit në Britani
Artikulli i radhësNdërron jetë në mënyrë të mistershme modelja ruse