‘Natën vonë’/ Pas largimit nga Top Channel, ja ku do ta shohim Jonidën këtë sezon

0

Jonida Shehu, është larguar nga Top Channel, pasi emisioni politik “Open” do të jetë në transmetim edhe të mërkurave, duke e lënë jashtë “Soiree”.

Duket se moderatorja ka vendosur të largohet nga “Top Channel” drejt një ekrani tjetër, “Abc news”.

Burime për revistën  “Who” tregojnë se Jonida Shehu do të rikthehet me emisionin “Natën vonë” një herë në javë dhe disa herë në javë me emisionin qëndror të lajmeve në “Abc news” me të ftuarin e ditës.

“Natën vonë” ka qenë një format i suksesshëm i Shehut, ndaj ata që i ka marrë malli për intervistat ‘’tet a tet’’ të Jonidës me personazhet publikë do t’i ndiqni shumë shpejt.

Artikulli i mëparshëmRasti i gjyqtares Margjeka/ Hakmarrje politike apo goditje e korrupsionit në drejtësi
Artikulli i radhësPërgjaket Durrësi, një person plagoset rëndë pas një sherri masiv