Për Alessandro Florenzi nis tashmë një aventurë e re, jashtë kufijve të Italisë, pas asaj tek Valencia. Psg ka komunikuar se ka blerë anësorein me titull të përkohshëm nga Roma deri në 30 qershor 2021 për 500mijë euro. Akordi parashikon edhe të drejtën e blerjes në favor të francezëve, që në fund të sezonit të ardhshëm mund të konfirmojnë lojtarin, duke derdhur 9 milionë euro në arkat verdhekuqe.
“Do përpiqem të jap maksimumin për Paris Saint-Germain e për tifozët e tij – ka deklaruar anësori pas zyrtarizimit të transferimit në Paris -. Kemi përpara sfida të jashtëzakonshme në këtë sezon. Do të jetë një nder të luaj krah shokëve të mi të rinj, që janë ndër lojtarët më të mirë në botë”, ka shtuar Florenzi, që është prezantuar menjëherë nga klubi i ri me fanellën e PSG, ku është konfirmuar edhe numri “i tij” 24. “Jam vecanërisht i lumtur që jam bërë një lojtar i PSG – vazhdoi ish-lojtari verdhekuq – Eshtë një nga skuadrat më të rëndësishme në Europë sot dhe e konfirmoi me vajtjen në finale të Champions League muajin e kaluar”.