Origjina e COVID-19/ Virologia kineze trondit botën: Nuk mund të hesht dhe pse rrezikoj jetën

0
Origjina e COVID-19/ Virologia kineze trondit botën: Nuk mund të hesht dhe pse rrezikoj jetën

E specializuar në virologji dhe imunologji në Hong Kong, shkencëtarja kineze Li Meng Yanpor është arratisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë se ka prova qe vírusi u prodhua në laborator. 

“Vírusi vjen nga laboratori në Wuhan, në vetëm pak ditë ne do të publikojmë raportin që e vërteton këtë. Është një vírus i rrézikshëm dhe unë nuk mund të hesht edhe pse rrézikoj jetën time, të familjarëve dhe miqve të mi. Është kritike të njohim origjinën e vírusit pasi ndryshe ne nuk mund ta mposhtim atë” tha ajo.

Kjo është hera e dytë që Jan shfaqet në televizion, pas intervistës së saj të parë në muajin korrik, për mediat amerikane. Ajo ka deklaruar se punonte me një grup ekspertësh nga më të mirët në botë që në fazat e hershme të studimit të sëmundjes, por nuk u lejua që të publikonte gjetjet e saj.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Universiteti i Hong Kongut kundërshtojnë pretendimet e shkencëtares.

Artikulli i mëparshëmGazetari meksikan, që shkruante për dhunën dhe krimin, gjendet me kokë të prerë
Artikulli i radhës7 vjet pas aksidentit tragjik: Si është gjëndja shëndetësore e Michael Schumacher?