Përgjaket Durrësi, një person plagoset rëndë pas një sherri masiv

0

Një konflikt i përgjakshëm ka ndodhur në mbrëmje midis disa personave në Durrës.

Sherri masiv thuhet se ka ndodhur midis disa shtetasve sirianë.

Nga ky sherr mësohet se një person është plagosur rëndë në qafë me mjet prerës.

Të dhënat  paraprake bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur pranë Urës së Dajlanit. Në  vendngjarje ka shkuar policia e cila ka njoftuar menjëherë ambulancën për të dërguar të plagosurin në spital.

Artikulli i mëparshëm‘Natën vonë’/ Pas largimit nga Top Channel, ja ku do ta shohim Jonidën këtë sezon
Artikulli i radhësZëri i Amerikës: Shoqatat e Medias të shqetësuara për riaktivizimin e përpjekjeve për të miratuar ligjin