Studimi: Fëmijët pa simptoma mund të transmetojnë COVID-19

0

COVID-19 mund të transmetohet edhe nga fëmijët me simptoma të lehta ose pa simptoma. Kjo sipas të dhënave të gjurmimit të kontaktit nga tre institucione të kujdesit për fëmijët në Utah.

Sipas studimit 12 fëmijë u infektuan me COVID-19 në një institucion të kujdesit për fëmijë dhe ua transmetuan të paktën 12 personave jashtë institucionit, përfshirë anëtarët e shtëpisë, raporton CNN.

Mjediset e kujdesit për fëmijët mund të jenë hapësira ku fëmijët marrin virusin dhe e transportojë atë në shtëpitë e tyre, shkruajnë studiuesit në një raport të lëshuar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Studiuesit analizuan të dhënat e gjurmimit të kontaktit të 184 njerëzve që ishin të lidhura me tre institucionet e kujdesit për fëmijët në Salt Lake County.

Ata gjetën të paktën dy fëmijë që nuk kishin asnjë simptomë. Përveçse  ishin infektuar, fëmijët ua transmetuan njerëzve të tjerë virusin, përfshirë një nëne e cila ishte shtruar në spital. Një fëmijë 8 muajsh përhapi virusin te të dy prindërit.

Studiuesit thonë se dy të infektuarit e parë ishin anëtarë të stafit që kishin kontakte me virusin që e transmetuan fëmijët.

Artikulli i mëparshëmLëkundje tërmeti në qarkun e Lezhës
Artikulli i radhësRasti i gjyqtares Margjeka/ Hakmarrje politike apo goditje e korrupsionit në drejtësi