Gazetari Vehbi Kajtazi akuzon shtetin për vdekjen e hallës së tij në QKUK, ndërsa rrëfen trajtimin e familjares.
Siç shkruan ai, për 73-vjecaren kanë thënë se nuk është e infektuar me Covid – 19, ndërsa kur ka vdekur i kanë thënë se ka dalë pozitive.
“Rasti i djeshem i raportuar ne media ka te beje me vdekjen e halles sime. Mjeket Vazhdimisht me kane thene se eshte negativ, deri diten e vdekjes. Dje me thane se ka dale dy here pozitiv. Une kam insistu ti behet autopsia. Rezultati i sotem per Covid 19 del te jete negativ.
Ky rezultat deshmon se njerezit jane duke vdekur sikurse kafshet, pa trajtim te duhur, pa ilaçe, me neglizhence. Halla ime mbase do te mbijetonte po te pranohej me kohe ne njeren prej klinikave te specilizuara. Por, ajo u la ne Mjekesi Sportive derisa ra ne koma.
Diten e transferimit nga Peja ne Prishtine per me shume se tri ore nuk eshte pranuar ne asnje klinike. Pas praninit ne mjekesi sportive, mjeku i me emrin Benjamin me ka lutur qe te bej çmos per ta transferuar ne Infektive apo Pulmologji. Tek pasi ka ra ne koma, tri dite me vone eshte transferuar ne Intensive, ku ka pasur kujdes te madh nga dr Naim Kuqi. Por, tashme ishte vone. Halles sime mbase nuk kemi mundur t’ia ndalim vdekjen, por asaj i ka munguar kujdesi i duhur. Rezultati i sotem i Mjekesise Ligjore me detyron te dyshoj ne trajtim te duhur. Per kete arsye une, Vehbi Kajtazi, akuzoj shtetin per vdekjen e saj!”, shkruan gazetari.