EMRI/ Humbën jetën 2 vajza të reja, shoferi që i përplasi ishte i dehur

0

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit, ku humbën jetën 2 vajza të reja dhe 2 të tjera janë në gjendje të rëndë.

Një makinë tip ‘Benz’ më targa AB 209 AD ka goditur nga pas një makinë tip ‘Volkswagen’, me targa AA 409 VE.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, dy vajzat që humbën jetën ishin të moshës 21 dhe 23 vjeç, ndërsa ende nuk janë bërë të ditur identitetet e tyre.

Ndërkohë njëra nga të plagosurat është nisur për një ndërhyrje të specializuar në Spitalin e Traumës.

Gjithashtu është identifikuar dhe autori i këtij aksidenti të rëndë, i cili është Behar Pema.

Nga të dhënat e para, mësohet se Pema ishte në gjendje të dehur kur ka shkaktuar aksidentin me 2 të vdekur.

Pema drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë.

Artikulli i mëparshëmAksidenti në dalje të Tunelit të Elbasanit/ Konfirmohen dy viktima
Artikulli i radhësIdentifikohen 2 vajzat që humbën jetën në aksidentin e Elbasanit, arrestohet shoferi i dehur