Numri i të vdekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka kaluar shifrën e 920 mijë. Sipas të dhënave të ‘Johns Hopkins University’ deri tani në mbarë globin janë regjistuar 28,773,855 të infektuar me COVID-19, nga të cilët 920,467 kanë ndërruar jetë.
Por ka edhe lajme të mira pasi nga koronavirusi janë shëruar 19.439.157 persona. Në vend të parë si për numrin e të vdekurve dhe të personave të infektuar me COVID-19 e mban SHBA.
Në SHBA që prej nisjes së pandemisë janë infektuar 6,486,113 persona me koronavirus, nga të cilët kanë ndërruar jetë 193,701 persona. Më pas është India me 6,486,113 njerëz të infektuar, nga të cilët kanë ndërruar jetë 78,586.
Brazili është në vend të tretë me 4,315,687 persona të infektuar, nga të cilët kanë ndërruar jetë 131,210 persona.
Edhe në Europë javët e fundit ka pasur një rritje të raste të reja më COVID-19. Në 24 orët e fundit Franca ka pasur një rekord rastesh. Autoritetet franceze raportuan të shtunën 10 561 raste të reja me koronavirus.