Ministria e Drejtësisë në karantinë/ Infektohen katër punonjës me Covid-19

0
Ministria e Drejtësisë në karantinë/ Infektohen katër punonjës me Covid-19

Katër punonjës të ministrisë së Drejtësisë janë konfirmuar me koronavirus ditën e sotme.

Mësohet se 4 specialistë kanë pasur shenja të Covid-19 dhe kanë kryer tamponin, i cili ka rezultuar pozitiv.

Gjithashtu burimet bëjnë me dije se disa nga drejtoritë e ministrisë së Drejtësisë janë mbyllur në karantinë.

Kjo masë paraprake është marrë për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.  Kujtojmë se disa ditë më parë në një zyrë janë zbuluar 5 raste me Covid-19.

Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në vend janë konfirmuar gjithsej 11185  raste me koronavirus, nga të cilat 6494 persona janë shëruar dhe 330 kanë humbur jetën.

Artikulli i mëparshëmKy është kursi më i çuditshëm në botë, ju mëson se si të qani
Artikulli i radhësVaksina Covid, IATA: Nevojiten 8 mijë avionë jumbo për të shpërndarë dozat globale