Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, ka ironizuar për përdorimin e maskave kirurgjikale më shumë se një herë.
Dasho thotë se maskat kirurgjikale kanë arritur moshën gjashtë mujore për shkak se përdoren më shumë sesa duhet.
“Disa maska “njëpërdorimëshe” sapo arritën moshën e respektuar gjashtë mujore…”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Ndërkohë, kujtojmë se mbajtja e maskës është një nga këshillat më të rëndësishme të mjekëve, por ata sugjerojnë se maska kirurgjikale duhet ndërruar çdo dy deri në katër orë.
Gjithashtu bëhet me dije se një maskë kirurgjikale që hiqet nuk mund të përdoret më.