Pesë mësues të shkollës “Jeronim De Rada” në Tiranë rezultojnë të infektuar me koronavirus. Mësuesit e infektuar janë vetëkarantinuar në shtëpi, për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19.
Mësohet se kjo gjë nuk do të ndikojë në fillimin e procesit mësimor, pasi këta mësues do të zëvendësohen.