Anija kërkimore Oruc Reis u kthye pranë portit jugor turk të Antalias për herë të parë në më shumë se një muaj pasi Turqia njoftoi në korrik se po dërgonte një anije për të punuar në ujërat që Greqia pretendon se janë juridiksioni i saj ekskluziv .
“Ky është një sinjal pozitiv. Ne do të shohim zhvillimet që do të ndodhin dhe do të bëjmë një vlerësim të duhur, tha zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas për kanalin televiziv Skai.
Mos marrëveshjet e fundit për sa I përket çështjes së Detit Mesdhe solli përplasje dhe deklarata lufte nga të dy shtetet. Në ‘front’ u formuan koalicionet ushtarake Franca në krahun grek dhe Rusia në krahun turk.
NATO dhe BE kanë ndërhyrë, duke organizuar bisedime midis dy vendeve për të parandaluar një konflikt të mundshëm të armatosur.