Tragjedi në familjen shqiptare, nusja dhe vjehrra vdesin pak orë larg njëra-tjetrës, të infektuara me Covid-19. Rëndë tani është…

0
ambulanca-infektivi-koronavirus2

Një tragjedi ka goditur një familje në Gramsh, ku koronavirusi i ka marrë jetën vjehrrës dhe nuses, në pak orë larg njëra-tjetrës.

Burime konfirmuan se ngjarja ka ndodhur në 48 orët e fundit.

E moshura 78-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve që i ka shkaktuar Covid-19, ndërsa pak orë më vonë, virusi i rrezikshëm i ka marrë jetën edhe nuses së djalit të saj.

Kjo e fundit vetëm 55-vjeçe.

Ndërsa mësohet se në gjendje të rëndë, me simptoma të Covid-19 është edhe bashkëshorti i 55-vjeçares, pra djali i të moshuarës.

Mësohet se fillimisht janë konfirmuar pozitivë me koronavirus çifti i bashkëshortëve, që kanë infektuar dhe të moshuarën.
Dy zonjat e shtëpisë për fat të keq, kanë ndërruar jetë, pak orë larg njëra tjetrës.

Artikulli i mëparshëmFOTOT/ Historia shokuese- ‘Si drit je, të dua’, dalin mesazhet që i dërgonte në rrjetet sociale 46-vjeçari minorenes në Pogradec
Artikulli i radhësInteri i gatshëm ta shes Brozovicin, i cakton edhe çmimin e largimit