Zaniolo pas lëndimit të rëndë: Do të jetë vështirë, por asnjëherë nuk kam menduar ta lë futbollin

0
Nicolo Zaniolo (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Ylli i Romës, Nicolo Zaniolo tashmë ka filluar të numërojë mbrapsht për kthimin e tij nga dëmtimi dhe theksoi se ai nuk ka menduar kurrë për të lënë futbollin, pavarësisht se pësoi këputjen e tij të dytë të ligamentit ACL në tetë muaj.

Italiani mori një dëmtim serioz në gju gjatë fitores 1-0 të Italisë kundër Holandës në Ligën e Kombeve, pasi ishte kthyer së fundmi nga një këputje e ligamentit ACL, por i këmbës tjetër.

Megjithatë, edhe pse me dy lëndime të rënda brenda një kohe të shkurt, Zaniolo ka thënë se nuk mendon tërheqjen nga futbolli.

“Në fillim, nuk kisha kohë të mendoja. Por më vonë, thashë me vete: ‘Jo, përsëri’”, ka thënë fillimisht Zaniolo për Il Corriere dello Sport.

“Unë tashmë di gjithçka, do të jetë e vështirë, por më pëlqen të mendoj se do të jetë një përvojë që më formon si lojtar. Tashmë po numëroj mbrapsht”.

“Unë kurrë nuk kam menduar për të lënë futbollin, madje as kur e kuptova se kishte ndodhur përsëri”.

“E detyroj veten, edhe nëse jo gjithmonë arrij ta mbaj gjendjen shpirtërore”, përfundoi italiani.

Artikulli i mëparshëmMesfushori shqiptar rezulton pozitiv me Covid-19 pasi rikthehet nga Kombëtarja e Shqipërisë
Artikulli i radhësE nisi me fitore te Barcelona, Koeman ndryshon sistemin e lojës dhe ka një mesazh për Messin