Nafta e nis javën në qëndrueshmëri. “Sally” godet Gjirin e Meksikës. Bursa për datën 14 Shtator 2020

0

Nafta e ka nisur në qëndrueshmëri sesionin e parë të kësaj jave,  pasi në njërën anë, stuhia tropikale Sally që goditi Gjirin e Meksikës ka detyruar kompanitë të evakuojnë stafin dhe të ndalojnë prodhimin, ndërsa në anën tjetër investitorët vijojnë të jenë të shqetëusar për ngadalësimin e rritjes së kërkesës, si pasojë e përhapjes së virusit. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 37 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet lehtë nën nivelin e 40 dollarëve për fuçi.

Stuhia tropikale, Sally u forcua në Gjirin e Meksikës të dielën dhe pritet që të shndërrohet në një  uragan të kategorisë 2. Stuhitë po shkaktojnë çrregullime në prodhim për herë të dytë brenda një muaji. Zakonisht, çmimet e naftës rriten kur ndalohet prodhimi, por me situatën aktuale të pandemisë, investitorët janë më të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës dhe rritjen e rezervave në rang global. SHBA është konsumatori dhe prodhuesi më i madh i naftës në botë. Ndërkohë, investitorët janë në pritje edhe të takimit të OPEC+, që zhvillohet më 17 shtator, ku do të diskutohet angazhimi për respektimin e marrëveshjes për uljen e prodhimit me 7.7 milionë fuçi në ditë. Analistët mendojnë se nevojiten shkurtime të tjera të kuotave të prodhimit.

Bursa për datën 14 Shtator 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA379.75– 0.50
DIESEL307.25– 2.00
BRENT38.40– 0.65

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmTë shtëna me armë zjarri në Durrës, plagosen babë e bir
Artikulli i radhësPirlo apel klubit: Kam nevojë për një sulmues sa më shpejt të jetë e mundur