‘Ndragheta” në gjyq: “Lufta” e prokurorit Antimafia

0
This image has an empty alt attribute; its file name is arresti-ndrangheta.jpg

Pas vitesh hetim, malesh me prova dhe qindra të dyshuarish, prokurori italian anti mafia, Nicola Gratteri, po përvesh mëngët për një betejë historike ligjore kundër klanit të fuqishëm të Ndragheta-s në vend.

‘Të shtënat’ e para u dëgjuan të premten kur edhe nisi një gjykim paraprak kundër anëtarëve të Ndragetës, në romë, në një rast që nuk është parë që nga ditët e Maxiprocesso, gjyqit kundër Cosa Nostra-s siciliane në mesin e viteve 80.

62 vjeçari Gratteri, që ka kaluar tre dekada në mbrojtje policore, shpreson të çojë më shumë se 450 anëtarë të dyshuar të klanit, në burg, për pjesëmarrje në bandë kriminale që e ka ngritur pasurinë dhe reputacionin e saj mbi shantazhin, larjen e parave, rrëmbimeve, trafikun e drogës dhe të ashtuquajturat Vendetta.

“Është një luftë” tha gratteri për AFP. Duke e cilësuar çështjen si historike, Gratteri beson se ajo është beteja më e rëndësishme në luftën e italisë kundër mafies që nga gjyqi maxi, që bëri që qindra anëtarë të cosa nostra-s të dënoheshin. Ai proces sidoqoftë u shënjua nga dhuna, përfshirë vrasjen e gjykatësit të njohur Giovanni Falcone në 1992. Qindra bosë të krimit të Ndragetës, zëvendës të tyre dhe ushtarë u arrestuan në dhjetor, në një nga aksionet më të mëdha të policisë ndaj sindikatës së krimit, në vite. Aksioni u zgjerua deri në gjermani, Bullgari dhe Zvicër.

Për shumë vite, perceptohej si kushërira e varfër e grupeve mafioze më të njohura si Cosa Nostra dhe Camorra. Por Ndragheta që atëherë i kaloi ato dhe u bë organizata më e fuqishme kriminale në Itali. Me emrin e saj me origjinë te panjohur, por që thuhet se rrjedh nga fjala greke për kurajo, Ndrangheta sot është një bandë kriminale e frikshme dhe moderne…

Ajo kontrollon pjesë të rrjetit ndërkombëtar të trafikut të kokainës, me degë në Nju Jork, Kolumbi dhe Brazil dhe është infiltruar edhe në industrinë e ndërtimit, drejton fonde me bazë në evropë e madje edhe kontrata funerale, fitimprurëse tani në kohë pandemie. Të ardhurat e organizatës, sipas drejtësisë italiane shkojnë në më shumë se 50 miliardë euro në vit.

Artikulli i mëparshëmSyzet inteligjente mund të jenë hapi tjetër i madh në teknologji, ja disa detaje nga projekti i madh
Artikulli i radhësTë shtëna me armë zjarri në Durrës, plagosen babë e bir