E pabesueshme çfarë ka ndodhur në ndeshjen klasike të Francës mes PSG-së dhe Marseille. Plot 5 kartonë të kuq në këtë sfidë, në sekondat e fundit. Takimi i fitua nga Marseille me rezultatin 0-1 dhe normalisht, tensioni ishte i madh te futbollistët vendas.
Një sherr masiv pushtoi fushën e blertë në sekondat e fundit, me pesë futbollistë që u “skuqën”. Neymar, Kurzaëa dhe Paredes u ndëshkuan për kampionët e Francës, ndërsa Amavi dhe Benedeto për miqtë.
PSG humb kështu ndeshjen e dytë radhazi në kampionat, pas humbjes 1-0 kundër Lens. Zero pikë pas dy javëve për kampionët e Francës, që e kanë nisur si mos më keq këtë edicion të ri futbollistik.