Nga qëndrimi në shtëpi, mbyllja e bizneseve dhe disa masa të tjera anti COVID-19 në Pensilvani: Gjykata federale amerikane i shpall antikushtetuese

0

Disa nga dispozitat e bllokimit të vendosura nga Guvernatori Demokrat i Pensilvanisë, Tom Wolf janë antikushtetuese, ka vendosur një gjykatës federale e SHBA-së.

Gjykatësi William Stickman arsyetoi ankesën e dy politikanëve republikanë dhe disa pronarëve të bizneseve, të cilët thanë se kufizimet e vazhdueshme kërcënonin jetesën, raporton BBC.

Ai tha se Guvernatori Wolf nuk kishte të drejtë të shkelte liritë civile edhe nëse ka veprime të mira.

Wolf tashmë kishte hequr disa kufizime pasi numri i të infektuarve në këtë shtet amerikan kanë filluar të binin. Ata kishin kërkuar që njerëzit të qëndronin në shtëpi, vendosën kufizime sa i përket numrit të njerëzve që mund të qëndrojnë në hapësira të mbyllura dhe të hapura gjersa urdhëruan të mbyllen edhe disa prej bizneseve. Procesi gjyqësor është një nga qindra të sjellë në të gjithë Amerikën duke sfiduar rregullat lokale të bllokimit.

Administrata e Wolfit tha se do të apelonte vendimet pasi që “Veprimet e ndërmarra të administratës u pasqyruan në të gjithë vendin dhe u shpëtuan, dhe vazhdojnë të shpëtojnë jetën e njerëzve”, tha një zëdhënëse e Wolfit.

“Ky vendim është veçanërisht shqetësues pasi Pensilvania dhe pjesa tjetër e vendit ka të ngjarë të përballen me një kohë sfiduese me ringjalljen e mundshme të rasteve anti COVID-19 dhe gripit në vjeshtë dhe dimër”, shtoi ajo. 

Artikulli i mëparshëmPolicia e Louisvillet do ta paguajë 10 milionë euro familjen e viktimës Breonna Taylor
Artikulli i radhësNën ndikim të drogës tenton të rrëmben dyvjeçarin para syve të babait të tij, në ndihmë i dalin kalimtarët e rastit në Melbourne