Plas keq koronavirusi në kopsht e shkolla në Delvinë

0

Një edukatore, një mësuese dhe sanitare e Kopshtit Qendër në qytetin e Delvinës janë diagnostikuar pozitive me Covid-19.

Burimet bëjnë me dije se ka nisur hetimi epidemiologjik dhe janë izoluar të gjithë ata që kanë kontaktuar të infektuarit.

Ndërkohë ka nisur dezinfektimi i mjediseve shkollore.

Nga zyra arsimore është kryer zëvendësimi i mësueses, edukatores dhe sanitares, ndërsa vazhdon kryerja e tamponëve tek të dyshuarit.

Artikulli i mëparshëmShpërthimi u krye me …/ Zbardhet skema e atentatit me tritol në Tiranë
Artikulli i radhësShpallet kompania fituese e tenderit për Tunelin e Llogarasë